Sherri mes G-Banit dhe Valbonës ka ngjallur interes mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. Disa prej tyre kanë nisur duke pyetur si këngëtarin ashtu si Valbonën, për të treguar versionin e tyre.

Kujtojmë se debati mes tyre nisi kur Valbona po bënte dush dhe G-Bani nuk pranonte të largohej nga aty pasi kishte dëshirë që t’a shikonte.

Gjatë një bisede me Jozin, G-Bani u shpreh se ‘as nuk e preku’ dhe ‘as nuk i tha ndonjë fjalë’, vetëm ‘donte ‘ta shikonte’.

Teksa Jozi i thoshte se ‘është ndjerë keq, e ka përjetuar keq’, këngëtari shprehej se ‘le të plasë aty, nuk i intereson’.

Nga ana tjetër Jozi i tha se ‘nëse ka dëshirë t’i shprehë ndonjë gjë, t’ia thotë siç ka dëshirë Valbona’. Por G-Bani mohoi se do t’i shprehë ndonjë gjë duke thënë ‘kush është ajo që ti shprehem’.

Gjithashtu G-Bani tha se ‘nuk e ka aspak problem që të penalizohet nga publiku, le të më nxjerrin nga Big-u se pashë Valbonën duke u larë’.

Pjesë nga biseda:

G-Bani: Ka edhe rob që ofendohen kot, nuk është e thënë se secili ka ato të vetat. Nuk e kam problem hiç. Sorry bro po nuk do të dëgjoj për atë gjë. Se unë më mirë të më penalizojë publiku për sjelljen time se nuk konsideroj se kam bërë ndonjë gjë gabim, absolutisht.

Jozi: Mënyra e të shprehurit

G-Bani: Ça i kam thënë?

Jozi: Ju ka dukur gjë vulgare. Është ndjerë keq, e ka përjetuar keq

G-Bani: Le të ndihet keq, le t’a përjetojë keq. Shumë bukur, le të plasë aty, s’më intereson hiç. Kjo gjë është këtu, ke tipare të ndryshme njerëzish e do bashkëjetosh me to. As nuk e kam prekur me dorë, as nuk kam komentuar, nuk kam nxjerrë gjë nga goja për ta ofenduar. Se nuk ofendoj kushërirën, motrën dhe vajzën e as kërkujt. Si kam bërë asgjë. Se e pashë, ka trup femre, unë jam mashkull dhe më pëlqen ta shoh. Kam lirinë me e pa

Jozi: Normal…

G-Bani: Le të më penalizojnë, le të më nxjerrin nga Big-u se pashë Valbonën duke u larë në dush, nuk e kam problem hiç.

Jozi: Jo, jo, nuk diskutohet ajo gjë. Por nëse ke për t’i shprehur ndonjë gjë…

G-Bani: Nuk dua ti shpreh asnjë gjë

Jozi: Kjo ishte

G-Bani: Nuk kam ndonjë gjë për ti shprehur, vetëm desha me e pa

Jozi: Për shembull, e sheh se do me i shprehur diçka, shprehu në mënyrën që ka qejf ajo

G-Bani: Nuk dua, kush është ajo që ti shprehem

Jozi: Këtë mendova

G-Bani: Ajo ka jetën e saj, unë kam timen. Për sa kohë më respektoi, e respektova.