Këngëtarja e famshme, Britney Spears, i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit në rrjetet sociale. Ajo ka postuar në “Instagram” një video ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie.

Në këtë postim, Britney deklaron se është ‘martuar’ me veten, një vit pas divorcit të saj me ish-bashkëshortin, Sam Asghari.

View this post on Instagram

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)

42-vjeçarja hyri në profilin e saj në “Instagram” të dielën, ku i la pa fjalë ndjekësit kur u shfaq me fustanin e nusërisë dhe me një vello dantelle.

E në vend që ylli i popit të kishte një dhëndër në krah të saj, krijuesja e hitit “Toxic” i befasoi fansat kur u shpreh se është martuar me veten.

 “Ditën kur u martova me veten… Mund të duket e turpshme apo budallallëk, por mendoj se është gjëja më e shkëlqyer që kam bërë ndonjëherë”, ka qenë shkrimi që Spears ka shoqëruar postimin e saj.