
Pasi u publikua lajmi për shtrimin e papritur të Madonnës në spital më 24 qershor, doli në dritë edhe fakti se vajza e saj e madhe, Lourdes Leon, i ka dhënë mbështetje dhe ka qenë në çdo moment në krah të saj.
Burimet tregojnë se 26-vjeçarja ka qenë një prani e vazhdueshme gjatë kësaj kohe sfiduese, duke vulosur lidhjen e jashtëzakonshme që mama dhe vajzë kanë. Lourdes Maria ‘Lola’ Ciccone Leon, vajza e madhe e Madonës, ka zbuluar dhe ka shkëlqyer në rrugën e saj në fusha të ndryshme krijuese, veçanërisht në industrinë e modës.

Ajo ka shfaqur talentin e saj si këngëtare, modele, kërcimtare dhe stiliste, duke ndërtuar në mënyrë të pavarur reputacionin e saj në botën e showbiz-it. Lola, e cila ka lindur nga lidhja e Madonës me trajnerin kuban, Carlos Leon, ka tre vëllezër e motra: David Banda Mwale Ciccone Ritchie, Mercy James dhe Rocco Ritchie.
Ndërsa Rocco është vëllai i saj biologjik, dy të tjerët janë anëtarë të birësuar të familjes së Madonna-s. Pavarësisht prejardhjes së tyre të ndryshme, ata kanë një lidhje mjaft të veçantë. Lourdes Leon ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim publik në lidhje me gjendje shëndetësore të mamasë së saj deri më tani.




