Jo vetëm Dua Lipa numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale, por edhe familjarët e saj tashmë kanë fansa të shumtë. Mamaja e saj, Anesa Lipa ka në “Instagram” 229 mijë ndjekës, të cilët vazhdimisht e komplimentojnë për mënyrën se si ka rritur 3 fëmijët e saj.

Ajo është mjaft aktive, ku ndan me fansat poza të ndryshme me familjen, shoqërinë apo edhe vetëm. Ditën e sotme, Anesa ka publikuar një fotografi ku shfaqet me dy vajzat e saj, Dua-n dhe Rinën.

Që të tria shfaqen me rroba bane dhe në super formë. E sigurisht që vëmendjen më të madhe e ka marrë pikërisht ajo, duke qenë se është nënë e tre fëmijëve dhe është në super formë.

“Ju dua”, shkruan Anesa bashkëngjitur me pozën që ka marrë mijëra pëlqime sapo është publikuar, duke etiketuar edhe të bijat.

“Anesa si zemër nuk po ndryshon hiç. Kush është mami këtu. Jeni të mrekullueshme”, është vetëm një nga komentet e bukura që poza e tyre ka marrë.