E ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, Lore ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe në lidhje me projektet e saj më të reja muzikore.

Gjatë kësaj interviste, Lore është pyetur edhe për banorët që janë në nominim.  Në spektaklin e së shtunës, do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, një nga 9 banorët që janë në nominim.

Greta si lidere e javës së kaluar, kishte si avantazh të vendoste kë të nxirrte në nominim, vajzat apo djemtë dhe ajo tha për këta të fundit.

E pyetur se  “kush rrezikon më shumë nga nominimi i të shtunës për të dalë nga shtëpia?”, ish-banorja u përgjigj:

“Angelo është më i rrezikuar se të gjithë ata, për shkak të lojës në hije. Ka pasur një periudhë që pata një afrim me të dhe edhe pse mundoheshim ta orientonim njëri-tjetrin, e pyesja si ka mundësi që nuk e mbështet personin që ke përballë. Mendoj që kjo e ka penalizuar”.

Kujtojmë se në nominim janë Angelo, Artani, Gimbo, Kristi, Mal, Miri, Mateo, Rogerti dhe Stenaldo.