Bledi Mane dhe Shqipe Hysenaj ishin dje të ftuar në rubrikën “Pa Filtra”, ku u bënë pjesë e lojës “burrë dhe grua”.
Prej kohësh në rrjet aludohet se Shqipe Hysenaj dhe Bledi Mane janë në një raport dashurie, mirëpo ende asgjë zyrtare.
Edhe dje në program ato nuk dhanë një deklaratë mohuese apo pohuese, por pranuan sfidën e moderatorit Ronaldo Sharka, duke folur si çift në lojën e famshme me këpucë.
“Kanë kimi të frikshme”- u shpreh Paloma për dyshen në fjalë e cila ishte e ftuar speciale episodin e djeshëm.
Pjesë nga loja:
Ronaldo: Kush gërhet më shumë natën?
Shqipja: Bledi
Ronaldo: Kush gatuan në shtëpi?
Shqipja: Bledi
Ronaldo: Kush e menaxhon më mirë lekun?
Shqipja: Bledi
Ronaldo: Kush thotë i pari të dua?
Shqipja: Bledi
Bledi: Unë
Ronaldo: Kush vonohet më shumë natën për të shkuar në shtëpi?
Bledi: Unë
Ronaldo: Kush është më shumë xheloz?
Shqipja: Bledi
Bledi: Xheloz për Shqipen? Kurrë
Ronaldo: Kush e ka dëshirën më të madhe për t’u bërë prind?
Bledi: Unë
Ronaldo: Kush kërkon falje më shpejt kur ziheni?
Shqipja: Bledi
Bledi: Shqipja është simbol i tolerancës. Shumë tolerante, ishalla nuk e shikojnë prindërit e mi, sidomos mamaja këtë intervistë.
Shqipja: Më falni se duhet të bëj edhe unë një koment pak a shumë të tillë. Babi im nuk të sheh dot, po ta them troç fare. Nuk të sheh dot në televizor, ka thyer 4 televizorë deri tani.
Ronaldo: Kush thotë mirëmëngjes i pari?
Shqipja: Bledi
Bledi: Shqipja




