Tre banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Livia, Arditi dhe Shëndriti janë tre hyrjet më të reja, të cilët në ditët e ardhshme do të jetojnë në shpellë.
Ata gjithashtu kishin dhe ndikim në nominimin e ardhshëm.
Ata zgjodhën tre banorë që i morën me vete në shpellë, të cilët janë imunë. Livia zgjodhi Mateon, Arditi zgjodhi Selin, ndërsa Shëndriti zgjodhi Gimbon.
Pjesa tjetër e shtëpisë kishte mundësinë të nominonin dhe të nominoheshin.
Ata që shkuan në televotim nga nominimet ishin Ina, Greta, Miri, Baby G dhe Rogerti.



