Influencuesja e njohur, Chiara Ferragni, po shijon pushimet verore në Greqi, duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga vizita në ishullin piktoresk të Kimolos.

Ferragni, e cila ndodhej më parë në Milos, bëri një ndalesë disa orëshe në Kimolos dhe publikoi të dielën, më 28 qershor, një seri fotografish në llogarinë e saj në “Instagram”.

View this post on Instagram

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Në imazhet e postuara, ajo shfaqet e veshur me bikini me motive zebre dhe një kapelë verore, duke pozuar me detin në sfond. Ajo ndau gjithashtu pamje nga gatimet lokale që provoi, si edhe peizazhet që i lanë më shumë përshtypje gjatë vizitës së saj në ishull.

View this post on Instagram

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

“Një ditë në Kimolos”, shkroi ajo në përshkrimin që shoqëronte postimin. Fotografitë e saj morën mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët vlerësuan bukurinë natyrore të ishullit grek dhe stilin veror të influencueses italiane.

Ndërkohë në postimet e saj nuk munguan as imazhet e partnerti, Jose Hernandez, një menaxher dhe sipërmarrës kolumbian.

View this post on Instagram

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)