E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Pashe Sana, për të folur më shumë për ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5” si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Si e sheh raportin mes Brikenës dhe Mateos?

Unë mendoj që është e vërtetë ajo që thotë Mateo, se ka ndodhur diçka që ata të dy nuk e kanë vazhduar njohjen. Është e vërtetë që sytë u shkëlqejnë të dyve, jo vetëm Mateos dhe kjo konfirmohet në faktin që Brikena nuk e sheh në sy. Mateo ia tha disa herë që ta shikonte në sy kur flasin dhe ajo sikur shkrin kur e shikon, por dhe Mateo nuk mbetet pas sepse duket që e shikon gjithë kohën me sy. Do ishte shumë bukur që t’i shikonim bashkë, qoftë edhe duke u njohur. Mendoj që Brikena e ka shumë frikë jo vetëm çështjen e familjes, por dhe faktin se në “Big Brother” e tjerë, vajzat që janë lidhur nuk kanë shkuar shumë larg. Ajo është pretendente për çmimin e madh, ka hyrë me qëllime shumë të qarta. Ajo e ka forcuar shumë veten dhe nuk i ul këto barriera që ka ndërtuar, vetëm që të mos duket si një person që ka hyrë për dashuriçka aty. Ajo do të tregojë që nuk është vetëm Miss Kosova dhe që njihet për atë gafën që ka bërë, por ka dhe këto karaktere të tjera, që është e sjellshme, e dhimbshme, emocionale, di t’i dallojë mirë gjërat. Ka një zgjuarsi për t’i kapur skemat në ajër se çfarë ndodh. Më pëlqen shumë që vë limite.

Megjithatë kanë një kimi shumë të paparë. Duket që kanë një tërheqje për njëri-tjetrin. Shpresoj që Brikena ta lëshojë veten. Do ishte shumë bukur. Sepse edhe Mateo nuk më duket një djalë që ka hyrë thjesht për të bërë dashuriçka aty. Më ka pëlqyer që në shumë situata ka ditur si të japë përgjigje. Por në lidhje me Brikenën ai duket sikur çmontohet. /TAR/