Teksa ka marrë pjesë në programin e “Wimbledon’s Ball Boys and Girls”, Kate Middleton ka shfrytëzuar rastin për të sfiduar legjendën e tenisit, Roger Federer në fushë.
Mediat e huaja shkruajnë se dyshja luftuan ashpër për disa grupe, duke treguar aftësitë dhe dashurinë e tyre për sportin.
Princesha Kate dhe Federer më pas u angazhuan me trajnerë dhe u bashkuan me adoleshentët në stërvitje në objektin e Wimbledon.
“Të shohësh stërvitjen dhe përkushtimin dhe sasinë e kohës që i kushtohet stërvitjes dhe të sigurohesh që kjo të shkojë mirë ditën për kampionët që luajnë në wimbledon… Po, është e pabesueshme ta shohësh atë në prapaskenë”, është shprehur Kate Middleton.
Ndërkohë programi “Ball Boys and Girls” në Wimbledon krenohet me rreth 250 adoleshentë të talentuar, me një moshë mesatare 15 vjeç, sipas faqes zyrtare të turneut.