Reperi i njohur, Stresi, në fillim të këtij muaji la të kuptohet se marrëdhënia mes tij dhe Kejsit ishte duke u rregulluar.


Pas një kohe të ndarë, ata kishin vendosur që të linin menjëanë debatet dhe të pajtoheshin.


Stresi tregoi se ata kishin nisur bisedat e zgjatura me orë të tëra në telefon dhe më pas Keisi nisi të mbështesë sërish reperin në rrjete sociale për projektet e tij të reja.


Edhe pse janë shumë larg njëri-tjetrit, pasi Keisi ndodhet në Kanada dhe Stresi në Shqipëri, ata ia kanë dalë të ndihen më afër se kurrë edhe në këto ditë izolimi.


Madje duket se tashmë janë gjatë gjithë kohës në kontakt me njëri-tjetrin. Së fundmi Keisi tregoi se dyshja po zhvillonte një lojë bilardoje online.


“Si kalojmë ditët në karantinë. Kush fitoi?”- shkruante Keisi, ndërsa në ekran dallohej qartë emri i saj dhe i Stresit. Duket se çifti e gjeti mënyrën për ta kaluar “së bashku” izolimin, pavarësisht distancës së madhe mes tyre.