Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë, disa personazhe të tjerë, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kitën, Sotiraq Bratkon, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha. E teksa dita-ditës po zbulojmë nga pak së bashku të gjithë kastin e filmit, keni qenë ndonjëherë kuriozë të njiheni me ata që ‘fshihen’ pas gjithë këtij projekti gjigant. Bëhet fjalë për gjithë produksionin që po realizon filmin ‘Në kuadër të dashurisë që prej vitesh kanë kontribuar shumë në artin shqiptar dhe në televizion.
Ashtu siç e keni mësuar dhe më herët, ky është një film me regji dhe skenar nga Koloreto Cukali. Producentët janë Ledion Liço dhe Olsi Abazi, dy emra mjaft të njohur për punët e tyre shumë të suksesshme në ekran. Eurilda Dhame vjen si producente ekzekutive, pas pozicionit të saj në prodhime të mëdha “Dancing With The Stars” dhe “Big Brother VIP”. Ndër emra të tjera përmendim Kelmend Karuni, Amela Çaçi, Eva Marku, Anxhela Baxhija, Lorena Basha, Brunilda Gorovelli, Emiljano Jupa, Arlind Lera.
Sa i përket departamentit të xhirimit, kujdesen Rezart Gurashi, Klajdi Xifaj dhe Arlind Kola. Departamenti i audios dhe fonisë mbulohet nga Luan Allaraj dhe Ilir Xheladini. Post produksioni i është besuar Blerina Muharremit.
Në departamentim e elektikës është Alerd Karameti dhe Gjergj Mbroja. Për përkujdesjen e kastit me paraqitjen e tyre, si flokët dhe make-up, kujdesen Jonida Bumbli dhe Rumbjana Hyseni. Desantila Lika dhe Altin Lala kujdesen për gardërobën dhe veshjet e kastit. Ndër persona të tjerë në këtë prodhim gjigant përmendim Luan Shkodra, Stivi Rrapo dhe Blendis Qose.
Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë./TAR