Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë nisur surprizat nga ajri. Mëngjesin e sotëm ka ardhur një parashutë për Juelën, e cila është emocionuar shumë.
“Je forcë, trego kush je, nga familja jote”, shkruhej në parashutë.
Juela u emocionua nga kjo suprizë nga familja e saj dhe banorët i qëndruan pranë.
“Ju dua, faleminderit me zemër”, u thotë banorja e përlotur.
Banorja madje i dërgoi edhe një mesazh babait të saj, të cilin ajo shpreson që po e bën krenar. Nëse nuk është kështu, Juela i bën thirrje babait të saj që të shkojë te shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe t’a nxjerrë jashtë.


