Një ditë më parë, Tiri Gjoci ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”. Këngëtari i njohur u ka kthyer përgjigje pyetjeve që i kanë marrë në mënyrë anonime, pasi kështu e kishte vendosur ai kutinë e pyetjeve.

“A do martoheshe me mua?”, ishte një ndër pyetjet që ish-banori i “Big Brother VIP 4” i ktheu përgjigje.

Duke etiketuar partneren e tij, Krisa Caushi, Tiri jep përgjigjen epike:

“Krisa ti je? Në qoftë se nuk je ti nuk du”.

Kujtojmë se Tiri dhe Krisa kanë qenë në qendër të vëmendjes pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Herë pas here dolën thashetheme se çifti është ndarë, por kjo nuk është aspak e vërtetë pasi nga postimet në rrjetet sociale duket se janë më të dashuruar se kurrë.

Madje këngëtari dhe moderatorja i marrin me shumë sportivitet thashethemet që bëhen në lidhje me ta. Ata nuk ngurrojnë që në profilet e tyre në rrjetet sociale të bëjnë ironi më lajmet që shkruhen për ta.