
Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike.
Ndërkohë ne ju sjellim renditjen e plotë të mbrëmjes së sotme për vlerësimin e pikëve:
Elhaida & Ledian – 32 pikë
Salsano & Lori – 32 pikë
Arbër & Erisa – 32 pikë
Ardit & Jora – 32 pikë
Sara & Luxhino – 28 pikë
Isli & Ledia – 27 pikë
Julka & Silvester – 27 pikë
Megi & Jurgen – 27 pikë
Deborah & Niko – 27 pikë
Elona & Anxhelo – 25 pikë
Gent & Emanuela – 24 pikë
Irini & Eltion – 18 pikë
Alban & Odeta – 9 pikë
Pas votimit të publikut dhe vlerësimeve nga juria çifti i dytë i cili la garën ishte Alban Nimani dhe Odeta. Mesa duket rrugëtimi i tij në këtë spektakël ishte vetëm tre mbrëmje, kjo për shkak se vetë Albani e pranoi se angazhimet e tij në aktivitete të ndryshme kulturore këto kohë nuk e kanë lejuar që ndoshta të përfshihet 100% në kërcim dhe prandaj u vlerësua nga juria me vetëm 9 pikë në total.