E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar. Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?
Pjesë nga intervista:
Ronaldo Shkarka: A mund ta themi emrin e të burgosurit?
Jo.
Ronaldo Shkarka: Vazhdon të jetë në burg?
Po.
Ronaldo Shkarka: Me rrezikshmëri të lartë?
Jo.
Ronaldo Shkarka: I dënuar me vrasje?
Jo.
Ronaldo Shkarka: Pjesë e bandave?
Jo.
Ronaldo Shkarka: I politikës?
Deri diku po.
Ronaldo Shkarka: Pse shkove aty?
Unë u kërkova nga personi në fjalë për të shkuar në paraburgim, për të sqaruar një lajm që unë kisha bërë disa kohë më parë. Ai lajm që unë kisha bërë kishte disa të vërteta që ishin pak specifike dhe ishte tronditëse për administratën e burgjeve dhe kishte shkaktuar një lloj reaksioni dhe reagimi. Dhe duke qenë në këto kushte, për shkak të njohjeve që unë kisha me personin në fjalë më përpara, sepse ka qenë njeri me goxha pozita, u detyrova të shkoj e të takohem me të. Por gjithmonë duke mos harruar që unë jam një gazetare, që përpiqem të nxjerr të vërteta.
Ronaldo Shkarka: A kishte shkelje ligji në vizitën tënde?
Jo, unë u regjistrova dhe i bëra të gjitha procedurat, u kontrollova. U futa në një vend që sigurisht nuk kishte lidhje me qelinë. Ishte një zyrë ku priteshin të bëheshin takime me familjarë dhe u futa në një vend ku gardianin e kisha në krah gjatë gjithë kohës. Madje ishte një grua që më kontrolloi se nuk lejohet që një mashkull të kontrollojë një femër. Dhe gjatë gjithë kohës e kisha aty, kam qenë vetë i tretë në takim.
Ronaldo Shkarka: Çfarë ndjesie pate?
Ishte hera e parë në burg, nuk kam konsumuar kurrë më parë gjëra të kësaj natyre, se nuk ka qenë e nevojshme.