Gwyneth Paltrow është ndoshta një nga aktoret që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Hollivud, jo vetëm për karrierën e saj mbresëlënëse para kamerës, por edhe për jetën e saj të dashurisë. Aktorja 52-vjeçare ka ndarë jetën e saj me disa nga burrat më të kërkuar në botë, të tilla si me yllin hollivudian Brad Pitt apo edhe me ish-burrin e Jennifer Lopez, Ben Affleck.
Si janë këta dy burra në mënyrë private? Këtë e ka zbuluar aktorja në podcasting “Call Her Daddy”. Sa i përket stilit, ajo nuk ka dyshime: “Ndoshta Brad”. Sidoqoftë, për sa i përket më të dashurit, ajo thotë se ishte Ben Affleck, gjithashtu ai që komunikonte më së shumti.
Ndërsa për atë që puthte më mirë, Gwyneth Paltrow nuk donte të fliste, por foli në lidhje me marrëdhënien intime më të mirë. “Me Brad Pitt unë kisha më shumë kimi por edhe Ben Affleck ishte teknikisht i shkëlqyeshëm”-zbuloi ajo pa hezituar. Rrëfimi i aktores ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, veçanërisht për shkak të Brad Pitt.
Aktori është vlerësuar gjithmonë si një nga burrat më të pashëm në botë dhe megjithëse kalojnë vitet, duket se ndërsa plaket duket se ai bëhet edhe më i mirë.Paltrow zgjati afërsisht tre vjet me të dy aktorët. Me Brad ajo madje u fejua, por martesa e tyre nuk u bë kurrë. Ajo u takua me Ben menjëherë pas ndarjes së saj me yllin e “Troy”, megjithëse e vërteta është se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi.