Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Angelo Haruni, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorja e njohur e pyeti Angelon në lidhje me ish-partneren e tij, Neada Muçaj, për të cilën foli për herë të parë vetëm në “Fan Club”.

Gazetari i njohur tregoi se si u njoh me gazetaren dhe sqaroi mesazhin që dha gjatë intervistës të dielën.

Pjesë nga intervista:

Je në një vend ku njerëzit presin që të bësh, të thuash, të tregosh. Nuk flet për veten tënde, për lidhjet e tua, për gjërat e tua, cili është Angelo? Vetëm dje në “Fan Club” përmende diçka, një marrëdhënie tënden të lënë jashtë dhe është diskutuar në rrjetet sociale, me Neadën për shembull.

Kjo është gjëja që më vjen keq, që më kanë thënë nuk keni bërë biseda, duke më përfshirë edhe mua për jetën, për dashurinë, libra, filma, muzikë. Ndërkohë që nuk ka qenë kështu. Vërtetë nuk e përtyp dot kur thuhet. Mund të thuash çdo gjë për lojën time, mund të thuash çdo karakterin tim aty brenda, por që unë nuk kam bërë biseda aty nuk e toleroj dot. Sepse unë kam ndenjur vetëm me njerëz që mund të bisedoja, veçanërisht në javët e fundit unë thoja ‘ke ndonjë gjë tjetër jashtë loje, hajde bisedojmë’, me këdo, edhe me Kristin famëkeq i thoja ‘hiq lentet e zeza, kur të vendosësh ato bojëqiell dhe të jesh vetja, hajde e pimë një birrë në darkë dhe flasim’. Edhe me Mirin po ashtu, dukej se nga fundi isha pranë tij për të bërë strategji dhe aleanca, kur në fund fare mund të bënim një bisedë për të ndarë një eksperiencë, një mërzitje, një shqetësim.

Me Neadën, duke qenë se e ceke pak dje, ka qenë një lidhje që të ka përfshirë, ke qenë i dashuruar? Cila ka qenë ndjesia jote?

Patjetër që kam qenë i dashuruar. Dashuri nga ato të mëdhatë, të fortat, nga ato të çmendurat. Dashuri që mendoja se mund ta kaloja përtej, pavarësisht çdo gjëje. Kam mësuar shumë në këtë Big nga horoskopi, falë Lornës dhe të tjerëve.

Si u njohët ju të dy?

Në vend pune, në një punë tjetër që ishim më përpara të dy. Aty lindi kimia, marrëdhënia e besimit, ishte një javë në nominim dhe shkova i shpreha pëlqimin, edhe ma shprehu pëlqimin mbrapsht dhe shpëtuam në një zinxhir shpëtimi. Pastaj hapëm Kutinë e Pandorës

Dhe çfarë doli aty?

Një e mirë dhe një e keqe si te Kutia e Pandorës. Dukej se nga fundi kishte shumë Kuti Pandore, edhe të mira dhe të këqija

Një histori që u thellua, shkoi më tej? Mbeti thjesht një lidhje apo pati dhe një bashkëjetesë?

Nëse unë e përmenda emrin e saj dje ishte sepse kishte dalë shumë nëpër portale, tani është gjë që dihet. Aty brenda nuk kam dashur të përmend askënd, i cili nuk ma ka dhënë konsentin për të folur. Personalisht djemtë si Mateo dhe vinë e flasin kam patur këtë vajzën, kam bërë këtë dhe atë, nuk i kam pëlqyer dhe nuk kam dashur që të bëhem. Kur nuk e di se sa dihet për marrëdhënien tonë, mund të them që po kemi qenë në një nivel shumë të afërt, shumë të ngushtë. Unë mendoja për finalizimin e asaj marrëdhënie, por kaq, pa dashur të tregoj më shumë detaje që i takojnë asaj.

Kush ishte më zemërthyeri në fund të kësaj lidhjeje?

Absolutisht të dy, mendoj të dy. Ne Gaforret paskemi këtë atrasksionin e madh dhe shpërthimin e madh në fund.

Pse i bën thirrje që të nxjerrë njeriun pozitiv brenda vetes?

Më ka ardhur keq kur mora vesh largimin nga puna, nga Top, nga “Wake Up”. Është komentuar disi më mirë se bashkë moderatorja, por sërish janë vendosur epitete. Të dalësh me një lajm të tillë, sigurisht që sulmohesh. Jam i sigurt që kush vjen në Top Channel, që është një ëndërr për çdo prezantues, gazetar, të largohesh në një mënyrë të tillë nuk të vjen shije e mirë. Unë e di se çfarë mund të bëjë kur është e lumtur, kur është pozitive, kur është e qetë, kur ka energji. Dua ta shfaqë atë ëmbëlsi edhe te njerëzit, se më duket se nga fundi i rrugëtimit televiziv këtu, ishte pak më e vështirë.