Banorët e këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP” kanë zhvilluar mbrëmë gjatë spektaklit nominimet e para.
Teksa renditën dy emra e dy arsye për nominim, shumë prej tyre zgjodhën Jozin, pas klipit që panë, ku këngëtari ofendonte Rozanën.
Ndërkohë, pas përfundimit të të gjitha nominimeve, katër banorë dolën në televotim: Jozi, Valbona, Gerta dhe G Bani.
Ndërkohë publiku mund të votojë se kë do të shpëtojë deri të mërkurën, kur do zhvillohet spektakli i radhës.
Mbrëmja e 1 janarit sjell në ekranin e Top Channel dhe në dy kanalet e dedikuara të “Big Brother” në Digitalb një takim festiv dhe plot surpriza.





