Është mbushur plot një javë që kur programi më i dashur i shqiptarëve ndezi dritat. Në një shtëpi mbresëlënëse, 16 personazhe nisën lojën, por gjithçka sapo ka nisur.

Në shtëpinë e “xhuxhave”, janë ndjerë “ethet” e lojës. Kush prej Arsidës, Bernardit, Briseidës & Jorit, Edës, Ejonës, Gramosit do i bashkohen shtëpisë?

Nga ana tjetër, në shtëpinë e VIP-ave, nuk kanë munguar dinamikat. Debate të forta, por dhe flirte. A është krijuar çifti i parë?

Spektakli i “Big Brother VIP” vjen mbrëmjen e sotme nga ora 21:15, nën drejtimin e Ledion Liços, në ekranin e Top Channel, por edhe në dy kanalet e dedikuara, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, në DigitAlb.

Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në “YouTube”, por kujdes! Nga 1 Janari, spektakli nuk do transmetohet më live në “YouTube”, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.