Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh njoftoi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri se mbrëmjen e sotme do të organizojnë “Miss & Mister Big Brother VIP Albania”.
Arditi do të jetë autori dhe moderatori i spektaklit, ndërkohë banorët e tjerë do të ndahen në konkurrentë si dhe do të realizojnë performanca të ndryshme artistike.
Por jo vetëm kaq, pasi në shtëpi do të futen edhe emra të njohur dhe të dashur të ekranit.
“Banorë, Vëllai i Madh iu fton të organizoni sonte në mbrëmje ‘Miss & Mister Big Brother VIP Albania’. Moderator dhe autor i këtij eventi do të jetë Arditi. Çdo banor duhet të përfshihet në këtë spektakël që do të ketë në juri edhe disa emra shumë të njohur dhe të dashur të ekranit shqiptar. Konkurrentët duhet të kryejnë jo më pak se 5 sfilata me tematika të ndryshme dhe midis tyre performanca të ndryshme artistike. Keni shumë pak kohë për t’u bërë gati”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Ndërkohë në profilin zyrtar të BBV në “Instagram” janë zbuluar tre të ftuarit, të cilët do të jenë në rolin e jurisë.
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të rikthehen dy ish-banore, njëra e edicionit të tretë dhe tjetra e edicionit të katërt. Është fjala për Heidi Bacin dhe Egli Takon. Por jo vetëm kaq, pasi pjesë e jurisë do të jetë edhe Valbona Selimllari.
“Sonte, në orën 21:00, banorët do të konkurrojnë për “Miss & Mister Big Brother VIP”. Juria do të përbëhet nga; Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako!”, shkruhet në “Instagram”.



