Ditën e sotme i ftuar në “Shqipëria Live” ishte gazetari i njohur Ronaldo Sharka i cili foli lidhur me fillimin e reality show-t Big Brother Vip.

Së shpejti në muajin dhjetor pritet të startojë sërish Big Brother Vip5 Albania, lajm ky i konfirmuar në faqen zyrtare me promon e publikuar.

Gazetari Ronaldo Sharka komentoi gjatë intervistës se cilët nga emrat e showbizzit janë ato më të përfolurit për tu bërë pjesë e këtij edicioni të ri. Ai zbuloi ekskluzivisht se sipas “burimeve” të tij këtë vit do të ketë shumë vajza të bukura dhe seksi duke përmendur mundësinë e modeles Arbenita Ismajli, për të qenë pjesë e formatit. Gjithashtu ai hodhi dyshime edhe lidhur me djemtë e njohur të showbizzit shqiptar: Finem, Shpat Kasapi dhe Erik Fullani.

Duke komentuar se Fullani është personazh interesant dhe Shpat Kasapi do të kishte nevojë pë këtë program. Dyshime të forta hodhi edhe lidhur me reperin e njohur Finem, duke theksuar se ka informacione të forma lidhur me këtë të fundit. Me nënqeshje gazetari la në pikëpyetje të fortë pjesmarrjen e reperit.

“Di diçka të fortë Sidorela dhe di të them mezi pres të fillojë, të dali data. Mund të them për Finemin, le ta bëjmë një lajm sot si thua?”, tha Sharka.