I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Bruno Shemsho, për të komentuar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”…
Pjesë nga biseda:
Kush mendon se ka përfituar më shumë nga hyrja e Luizit për të ‘blerë’ informacione?
Mendoj se Kristi. Kristi ka përthithur shumë nga kjo hyrje. Edhe Miri pak. Duke parë Kristin në gjithë rrugëtimin e tij, mendoj se Kristi pyet dhe kupton. Sepse nëse pyetjet vijnë njëra pas tjetrës, do të thotë që ti po përthith diçka. Nëse ti nuk e ke kapur të parën, nuk hidhesh dot te pyetja e dytë. Ai bën edhe sikur nuk e kupton, që të vazhdojë të gërmojë. Edhe Luizi e kuptoi këtë dhe e kanë kthyer në batuta, kanë qeshur me njëri-tjetrin në disa pjesë.
A mendon se rrezikon diçka Luizi këto ditë, pavarësisht se nuk është konkurrent?
Kjo ishte një nga pyetjet që ia kishte bërë Krusita. Unë nuk mendoj që ka diçka për të humbur sepse nuk është konkurrent. Ai e ka fituar “Big-un” e vet. Çdokush që fiton e bëhet personazhi kryesor në një reality show, gjëja më e gabuar është që të rikthehesh si konkurrent. Ai përveç faktit që po bën një marketing të shkëlqyer për filmin që po del dhe një rikthim për të gjithë simpatizantët e Big-ut të atëhershëm, nuk ka humbur asgjë. /TAR/



