Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhej t’i kthenin përgjigje dhe t’i argumentonin.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhet t’iu përgjigjeni duke i argumentuar. Sipas krahut orar, secili banor përzgjedh një pyetje dhe i përgjigjet. Pas raundit të parë të pyetjeve, fillon sërish banori i parë duke përzgjedhur një tjetër pyetje. Kujdes, nuk mund të ndërroni pyetjen që ju bie dhe nuk mund të refuzoni përgjigjen. Respektoni kohën e njëri-tjetrit”, shkruhej në zarfin e bardhë.  

Një nga pyetjet që i ra Brikenës ishte:

“Kush ka shikimin më joshës?” dhe banorja i la pa fjalë të gjithë me përgjigjen e saj:

“Për mendimin tim, shikimin më joshës e ka Kristi”.

Ndërkohë kur Mateos i ra pyetja se ‘kush e tërheq më shumë këtu brenda fizikisht’, ai përmendi emrin e Brikenës.

Banori e argumentoi përgjigjen e tij duke thënë se si trajner që është, mendon se Brikena e tërheq më shumë fizikisht pasi është e palestruar.