Pak ditë më parë, Loredana Brati organizoi një festë të madhe me rastin e ditëlindjes së saj, ku kishte të pranishëm mjaft personazhe të njohur të ekranit.
Sigurisht nuk munguan as disa prej ish-banorëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, me të cilët Loredana pati fatin që të ndante rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mes tyre ishin Valbona Mhilli, Egli Tako, Gerta Gixhari, Vserlo, G-Bani, Laert Vasili, Livia Brunga, Rizarta Hoxha, Shkëlzen Oruçi, Amber.
Ndërkohë së fundmi, Loredana ka publikuar në “Instagram” disa fotografi nga kjo super festë. Gjithashtu ish-banorja ka shkruar edhe disa fjalë zemre krahas këtyre imazheve që janë pëlqyer dhe komentuar shumë nga ndjekësit e saj.
“Kjo ditëlindje shënjoi një kapitull të ri për mua! Ndihem krenare për gjithçka që kam arritur dhe mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme që kam marrë nga ju.
Të kesh pranë njerëz që të duan është bekimi më i madh, dhe sot ndiej që festën brenda shpirtit tim ma keni dhuruar ju me energjinë pozitive që më rrethon. Faleminderit për çdo fjalë të mirë, për çdo mesazh dhe për çdo urim, edhe për ata që nuk ishin fizikisht pranë, por ishin në zemrën time.
Për të gjithë ata që nuk kam arritur ende t’u përgjigjem, e ndiej dashurinë tuaj dhe ju jam pafundësisht mirënjohëse. Ky është vetëm fillimi i një rruge të re dhe jam me fat që ju kam pranë në këtë udhëtim sepse jeni forca ime!
Lori”, ka shkruar Loredana bashkëngjitur me fotot.