“Merre komplet listën e politikanëve, të gjithë mendojnë për veten”. Kështu u shpreh politikani i njohur, Nard Ndoka, i cili ishte i ftuar në episodin e radhës të podkastit “Flet” nga Ilnisa Agolli.
Moderatorja e njohur e pyeti ‘se kush nga kolegët e tij të politikës mendon më shumë për veten dhe fare për popullin?’. Ndoka nuk ngurroi që të jepte një përgjigje:
“Edhe kjo është njerëzore, se çdo njeri së pari mendon për veten”.
Pjesë nga intervista:
Kush mendon se prej kolegëve e tu të politikës mendon më shumë për veten dhe fare për popullin? Do doja të kishim ndonjë emër.
Do emra? Merre komplet listën e politikanëve, të gjithë mendojnë për veten.
Po të cilës parti?
Edhe kjo është njerëzore, se çdo njeri së pari mendon për veten.
Sa bukur ma ktheve përgjigjen, prapë e justifikove. Ti mendon për veten?
Po, padiskutim. Unë së pari mendoj për veten, pastaj mendoj për familjen time, pastaj mendoj edhe për njerëzit që i njoh, për shokët dhe për shoqet…
Pastaj për popullin (të dy qeshin)