Së fundmi, gjatë një momenti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gimbo ka imituar Brikenën, gjë që ka sjellë reagime të shumta nga publiku. Pas publikimit të videos, familjarët e Brikenës reaguan përmes Instagramit, duke ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë ku shprehën pakënaqësinë e tyre për situatën.
Në reagim thuhej:
E kuptojmë panikun e nominimit, po të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje. Disa kanë mimika, e disa kanë vetëm maska që po u bien çdo ditë. Publiku i sheh të dyja. Kush qesh i fundit, qesh më mirë!



