Pak ditë më parë, Ina Aderi dhe Brikena Selmani u përfshinë në një debat të ashpër në “Big Brother VIP 5”.
Gjatë përplasjes, Ina ka përdorur një fjalor të rëndë dhe ofendues, duke i drejtuar etiketime personale Brikenës dhe akuza të forta. Ndër të tjera, ajo tha:
“O Miss botoksi, o Miss filleri, grada ‘zh’, llumi. Llumi i Shqipërisë, turpi i shoqërisë. Kush ta ka paguar Miss-in.”
Si pasojë e këtij fjalori, emri i Inës ishte në zarfin e zi që u lexua mbrëmë gjatë Prime-t dhe është gjithashtu në nominim.
Lidhur me këto akuza të rënda, ka reaguar sot për “Fan Club” Arjet Osmani, producentja e “Miss Grand Albania Kosovo and Montenegro”.
“Ishin të pavend dhe nuk kam çfarë të them për vajzën që mbrëmë kërkoi falje dhe më përfundoi në një televotim me zarf të zi për të gjitha fjalët që ka thënë”, tha Osmani.
Më pas producentja u shpreh se për përzgjdhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës që do të marrë titullin e Miss-it, ajo merr një kohë të gjatë.
“Unë marr një kohë të gjatë për përzgjedhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës së cilës unë i delegoj titullin e Miss-it. Brikena titullin e ka më se të merituar, në pamje, në sjellje dhe në edukatë dhe për formimin që ajo mbart. E këto vlera ajo po i tregon tani në shtëpinë më të madhe Big Brother”, tha fillimisht Osmani.
Producentja u shpreh se kur e ka njohur Brikenën, i ka pëlqyer për vlerat dhe për çasjen e saj ndaj femrës. Vëmendja që mori në Tajlandë, ajo ktheu sytë për herë të parë nga Kosova.



