Elvis Pupa është i eliminuari i radhës në “Big Brother VIP”. Gjatë ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme, aktori i njohur ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke hequr dorë nga çmimi i madh.

Në një televotim me Dea Mishel, Qetsor Ferrunaj, Nita Latifin dhe Jori Dellin, Visi është zgjedhur si banori më pak i preferuar nga publiku për të vazhduar garën e çmimit të madh.

Ndërkohë mbrëmë banorët nuk votuan për njëri-tjetrin për ta nxjerrë në nominim për ta eliminuar, por votuan 2 personat që i dëshirojnë në finalen e madhe.

Kujtojmë se finalja e madhe do të mbahet më 6 maj dhe publiku po e pret me padurim.