Stilisti i njohur, Niko Komani, ishte ditën e sotme i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka njohur publikun me trendët e vjeshtës. Gjithashtu ai ka komentuar veshjet dhe stilet e disa prej personazheve të njohura të ekranit.

Komani e nisi duke komentuar moderatoret e panelit të “Goca dhe Gra”, ku u shpreh “Më pëlqeu treguan seriozitet”.

“Më pëlqeu energjia e tyre. Ngjanin bukur ngjanin pastër, kemi parë në sezonet e kaluara që edhe stononin. Një panel ku duhet të jenë në të njëjtat ujëra. Rudina dhe Ema u veshën më bukur. Ajo që mbase mund të stononte ishte Rozana me fustan të tjerat me kostum, por më pëlqeu shumë”, tha Komani.

Më pas stilisti i njohur shtoi:

“Mua më ka pëlqyer më shumë Marina, sillte stile të ndryshme, guxonte më shumë. Borën dua ta shoh me një stil tjetër fustani jo ai fustani aq klasik. Sezonin e kaluar e pashë me fustane që e rrisnin në moshë”.