Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 5” kanë zgjedhur liderin e ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e ri të shtëpisë. Sipas krahut orar votoni me radhë dhe banori që merr më shumë vota do të shpallet lider”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Me shumicë votash lider i kësaj jave u zgjodh Rogerti, i cili po e priste me padurim këtë moment. E tani publiku është kurioz të dijë se çfarë do të bëjë ndryshe ai nga liderët e mëparshëm.

Banorët votuan kështu:

Mali – Stenaldo

Shëndriti – Mateo

Mateo – Shëndriti

Brikena – Shëndriti

Nikol – Stenaldo

Stenaldo – Mali

Selin – Shëndriti

Edisa – Rogerti

Juela – Rogerti

Artani – Rogerti

Miri – Rogerti.