Ditën e djeshme, Selin vendoi që të improvizonte hapjen e Kutisë së Pandorës, duke krijuar një skenar të vetin që shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë.

Për herë të parë, Selin u përball me këtë sfidë në mënyrë të imagjinuar, por duke e bërë të duket sikur të ishte e vërtetë. Ajo lexoi “zarfe” imagjinare, duke filluar me një dhuratë për veten: një udhëtim surprizë për të dhe partnerin e saj, Gimbo.

Por, sipas rregullave imagjinare të kutisë, pas çdo të mire vinte edhe një sfidë, nominimi kokë më kokë i banorëve më pak të pëlqyer.

 “Faleminderit që e respektuat kutinë time që s’erdhi kurrë. Atëherë Ledion, pranoj ta hap. Zarfi i bardhë: Selin, urime, kjo tregon që sapo ke hapur kutinë e Pandorës. Ty dhe dashurisë tënde Gimbos ju dhurojmë një udhëtim falas në një destinacion surprizë, shkruaj në zarfin e bardhë që Selin kishte improvizuar.

Ndërsa zarfi i zi sipas saj përmbante:

“Selin, pas çdo të mire vjen një e keqe. Duhet të çosh në nominim kokë më kokë personat më pak të pëlqyer… Me thënë të drejtën dua ta provoj veten time se gjithë kjo sfidë ka qenë shumë e vështirë për mua Ledion, dhe kam dashur të tregoj sa vajzë luftarake jam këtu brenda. Edhe Brikenën gjithmonë e kam pasur personale dhe është momenti t’i tregoj Brikenës që unë nuk kam frikë nga ajo për të dalë kokë më kokë… prandaj, ngaqë dua të provoj veten në këtë nominim, çoj Rogertin dhe Mirin”.