Finalistja e parë e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, ka hapur kutinë misterioze që mori në nisje të spektaklit.

Në të ndodhej një penë dhe një kallamar, që lidhen me historinë e saj të motrës kur ishin të vogla.

Pas hapjes së kutisë Rozana është nisur drejt vendit ku e pret surpriza… në amfiteatrin e Tiranës, aty ku atë e lidhin aq shumë emocione.

Nga njëra anë është përkujtimorja e xhaxhait të saj, të madhit Françesk Radi, e nga ana tjetër skena që ajo aq shumë e do dhe aq shumë i ka dhënë.