Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka nisur që tani të ndihet atmosfera e dasmës së Gjestit dhe Eglit. Teksa në sfond janë vënë këngë popullore, katër finalistët e këtij edicioni, Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli ia kanë marrë valles së bashku.
Ndërkohë në një moment teksa Egli dhe Gjesti po qëndronin të ulur te divani jashtë, banorja i ka shkruar diçka në krah partnerit të saj.
“Ky djalë është i martuar, më falni vajza”, i shkroi ajo në krah Gjestit.
Kujtojmë se raporti mes Eglit dhe Gjestit ka patur shumë ulje e ngritje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa ajo shprehu ndjenjat për të, ai thoshte se nuk kishte ndjenja për të.
Në një pikë të garës, Egli vendos që të largohet nga “Big Brother VIP 4”, por pas disa ditësh ajo i kërkoi Vëllait të Madh që të rikthehet.
Gjatë një prime Egli tregoi arsyet se pse dëshironte që të rifutej në shtëpi si dhe u hap një televotim ku publiku do të votonte nëse dëshironte që ajo të rikthehej apo jo.
Kur banorja u rifut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo mbajti një qëndrim mjaft të ftohtë ndaj Gjestit, me të cilin pati edhe debate mjaft të forta.
Por teksa ditët kalonin, Gjesti herë pas here i shkonte pranë dhe e ngacmonte, derisa erdhi momenti ku ata bënë paqe me njëri-tjetrin. Madje banori shkoi e fjeti me të te krevati i saj.
Ndërkohë gjatë spektaklit ku u shpallën të gjithë finalistët e këtij edicioni të katërt të BBV 4, ata u puthën në buzë.