I ftuar në episodin e radhës të “Flet”, ka qenë kirurgu plastik Robert Renxa. Ai ka folur më shumë për ndërhyrjet estetike, çfarë preferojnë më shumë shqiptarët, por dhe duke treguar disa të pathëna…

A je takuar ndonjëherë me burrin e ndonjë gruaje që të ka kërcënuar?

Jo, por jam takuar me burrin e një gruaje që ka ardhur në klinikë dhe më ka thënë: “Merre dhe  dua që të jetë femra më e bukur në Tiranë?” Dhe ky është burrë!

Çfarë mendon për ata njerëz që duan të duken si një personazh tjetër i caktuar?

Kanë nevojë për psikiatër. Ka ikur kjo mania, deri para 2-3 vitesh vinin sidomos goca të reja. Do të tregoj një rast, kam qenë tek një kolege dhe vjen mamaja, goca 15 vjeç, dhe i thotë ‘aman, rregulloja pak buzët, bëja të mëdha se më ka rënë goca në depresion’. Goca 15 vjeç dhe mamaja akoma më bosh. Unë nuk pranoj pacientë poshtë moshës 20-22 vjeç.