Tik Tok mund të mos jetë gjëja e parë që ju vjen në mendje kur flisni për seksin, por mbase duhet sepse pas trendit të grave që arrijnë orgazmë gjatë shtypjeve të barkut , trendi i ri në aplikacionin popullor përmban një mënyrë më shumë për t’u dhënë grave më shumë kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale.
Sipas postimit në llogarinë e @love.ria.nurse në Tik Tok, një grua mund të përjetojë orgazmën përfundimtare kur, gjatë marrëdhënies seksuale, partneri i saj i shtyp pjesën e poshtme të barkut.
“Kjo aktivizon pikën G edhe nga jashtë, kështu që rezultatet janë më të mira”, thotë ajo. Videoja u bë virale me mbi 1 milion pëlqime dhe komente.Kjo nuk është e vetmja llogari në Tik Tok që pretendon se ky truk po funksionon.
Ka qindra video në platformë që pretendojnë se kjo teknikë ka rezultate shumë të mira. Sigurisht, asnjë video nuk tregon se si zbatohet kjo teknikë në praktikë, por infermierja @love.ria.nurse, e cila ka bërë postimin e parë në lidhje me të, shpjegon se si funksionon teknika.
Siç e përmendëm edhe më lart, sipas postimit, presioni në pjesën e poshtme të barkut mund të aktivizojë nga jashtë pikën G të një femre dhe ajo mund të përjetojë një orgazmë më intensive.
Çfarë thonë ekspertët
Seksologu Ness Cooper pajtohet me infermieren.
“Presioni i jashtëm mund të funksionojë shumë pozitivisht dhe të çojë në orgazma që të gjitha gratë dëshirojnë të përjetojnë. Është e vërtetë që shpesh fokusohemi te penetrimi dhe harrojmë mundësitë e kënaqësisë që na ofron stimulimi i pjesëve të tjera të trupit” , thotë ai.
“Ushtrimi i presionit në pjesën e poshtme të barkut mund të çojë në stimulimin e pikës G pasi organet janë shumë afër njëra-tjetrës dhe indet në zonë janë të lidhura ngushtë, duke përfshirë klitorisin dhe vaginën.
Sigurisht, duhet të kujtojmë se edhe mendja jonë luan një rol të madh në kënaqësinë tonë gjatë seksit . Disa njerëz, për shembull, mund të zgjohen thjesht nga mendimi se një pjesë tjetër e trupit të tyre do të marrë pjesë në aktin e dashurisë. Sigurisht, ka nga ata që kundërshtojnë të gjitha sa më sipër dhe preferojnë të mos e provojnë teknikën,” vijoi ai.