Vazhdimi i filmit horror “28 Years Later” i regjisorit Danny Boyle përfshin një gamë të gjerë të teknologjisë moderne të krijimit të filmave, duke përfshirë xhirimin e disa sekuencave duke përdorur smartfonët Apple iPhone. Siç raportohet, Boyle bëri bujë kur fotot prapa skenave treguan se ai dhe ekipi i tij po përdornin iPhone për të xhiruar “28 Years Later”. Ai konfirmoi vetë këto raportime dhe tregoi se si teknologjia e ndryshme e kamerave mundëson skena të reja dhe dinamike.

Boyle tha se pavarësisht se nuk është xhiruar në një grup kamerash me format të madh, filmi i tij i ri mbi apokalipsin është në një raport shumë të gjerë 2.76:1. Ky është një ndryshim dramatik nga filmi origjinal, “28 Days Later” i vitit 2002, i cili u xhirua në raport 4:3 në kamera miniDV. Përtej përdorimit të vetëm të një iPhone për gjirimin e disa sekuencave, Boyle dhe bashkëpunëtori i tij Anthony Dod Mantle, shkuan shumë përtej kësaj dhe ndërtuan disa platforma të përpunuara, duke përfshirë një që përmban 20 iPhone. Filmi do të publikohet më 20 qershor 2025.