Ishulli i vogël italian i Pantellerias po planifikon të riemërtojë aeroportin e tij, në nder të stilistit të ndjerë të modës Giorgio Armani, i cili shpesh i kalonte pushimet verore në pronën e tij atje.
Armani, i cili ndërroi jetë në moshën 91 vjeç, kishte një pronë të madhe në ishull, i cili shtrihet midis Siçilisë dhe Tunizisë në Mesdhe, dhe do ta përdorte atë si vendpushim me familjen dhe miqtë kur të merrte një pushim të rrallë nga puna gjatë muajit gusht.
Shtëpia e tij atje përbëhej nga shtatë “dammusi”, ndërtesa tradicionale rurale të ndërtuara nga gur lave i bardhë me një çati në formë kupole dhe të rrethuara nga më shumë se 150 palma.
Grupi italian i aviacionit civil, ENAC tha se mbështeti propozimin për të ndryshuar emrin, i cili erdhi nga këshilli lokal dhe gjithashtu ka bekimin e Ministrit të Transportit, Matteo Salvini.
Presidenti i ENAC, Pierluigi Di Palma, tha se riemërtimi përputhej me planet e saj për të përmirësuar aeroportin dhe për të promovuar turizmin në ishull, i cili mund të arrihet nëpërmjet fluturimeve nga Roma ose aeroportet siciliane, përfshirë Palermon.