I ftuar në“Live From Tirana me Ronaldo Sharkën ka qenë Bruno Shemsho, për të komentuar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”…
Pjesë nga intervista:
Si e pe rikthimin e Luizit në BBV?
Ajo që kam parë unë, ishte një rikthim i shumëpritur për një pjesë të fansave, sepse mendojnë se mund të gjejnë përsëri shpëtim tek i njëjti personazh që e ka bërë tashmë “Big Brother”. Nga ana e konkurrentëve pashë një frikë, sikur menduan se u iku çmimi nga duart. Në disa pjesë pashë dhe injorancë nga disa prej tyre. Për Tanin më vjen keq, sepse do zbulojë që do ikë Luizi dhe nuk do jenë më bashkë si një konkurrent i vetëm. Mua më pëlqen Tani.
Nuk është aq naiv. Vura re që Kristi, ndryshe nga banorët e tjerë, e analizoi shumë mirë faktin se pse ka hyrë Luizi dhe sa do zgjasë e gjitha kjo. Madje te festa u mundua që të ‘blinte’ sa më shumë nga ai. Disa prej tyre janë akoma fansa. Edhe kundra ta kesh Luizin aty dhe të krijosh debat, është plus për ty. Por jo me fodullëk. Unë dëgjova Mateon që tha ‘ky ka ardhur për të ngrënë ndonjë kockë këtu’. M’u duk një koment shumë i pavend. Luizi ka përfituar më shumë se çdokush tjetër nga “Big Brother” dhe me merita, nuk mund t’i thuash që ka ardhur aty për të ngrënë ndonjë kockë. /TAR/



