Një debat i fortë ka shpërthyer mes Real Madrid dhe sulmuesit të tij kryesor, Kylian Mbappé, pas raportimeve për një gabim serioz nga stafi mjekësor i klubit. Gjithçka nisi pas paraqitjes së dobët të Mbappé në derbin ndaj Atlético Madrid, ku ai u kritikua ashpër nga mediat spanjolle, të cilat e cilësuan performancën e tij si të padukshme në fushë.
Megjithatë, sipas raportimit të RMC Sport dhe gazetarit Daniel Riolo, problemi kryesor lidhet me një keqdiagnostikim të dëmtimit të lojtarit. Sipas burimeve, mjekët e Real Madrid ekzaminuan gjurin e djathtë të Mbappé dhe e shpallën të gatshëm për lojë, ndërkohë që shqetësimi real ishte në gjurin e majtë. Ky gabim u konfirmua më vonë gjatë një kontrolli të dytë në Paris.
Vetë Mbappé reagoi publikisht gjatë një eventi në kryeqytetin francez, duke mohuar spekulimet dhe duke theksuar se shumë informacione të pavërteta janë shpërndarë në media. Ai deklaroi se tashmë gjendja e tij është përmirësuar dhe se po rikuperohet normalisht. Pavarësisht polemikave, sezoni i sulmuesit francez mbetet në nivele të larta. Ai ka realizuar 38 gola në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shtuar edhe 6 asistime.



