Por shumë fansa të tyre janë të bindur se Kylie Jenner ishte zëvendësuese e motrës së saj në një teori komploti të çuditshëm.
Teoria konspirative vjen pasi Kim njoftoi ardhjen e një foshnjeje ‘të shëndetshme’, e cila ishte lindur në 15 janar, në orën 12:47 dhe që peshon 7lb 6oz nëpërmjet një nëne surrogate.
Twitter u mbush të premten nga zërat se Kylie ishte ‘në punë’ dhe nxitoi për në spital.
Teksa Kylie ende nuk i përgjigjet raporteve se ajo pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Travis Scott, fansat me shpejtësi dolën në përfundimin se ajo ishte në fakt duke vepruar si nëna zëvendësues e fëmijës së Kim.
Spekulimet nisën në një faqe fansash në Facebook, të quajtur The Breathers Morning, në të cilën një anëtar publikoi një pamje të një bisede të dyshuar me një shok që me sa duket punon në spital sipas Clevver.
Në imazhin e postuar në rrjetin social, i dyshuari i supozuar pretendonte se ylli 20-vjeçar kontrollohej në objektin mjekësor dhe ishte në punë.
Megjithatë TMZ më vonë konfirmoi se raportet ishin një alarm i rremë.
Një fans shkroi: ‘Është e çuditshme që Kylie Jenner ishte në spital këtë fundjavë dhe fëmija i Kim lindi dje. A është Kylie surrogate? Po ose Jo??’
Një tjetër shtoi: “Unë jam i bindur se Kylie Jenner ishte zëvendësuese për Kim dhe Kanye.’
17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)