Pas muajsh të tërë spekulimesh për një shtatzëni të mundshme me aktorin Timothée Chalamet, Kylie Jenner ka hedhur poshtë zërat duke ndarë imazhe të reja nga bashkëpunimi i saj i fundit, “Khy X Grace Ling”.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, 28-vjeçarja shfaqet në formë të shkëlqyer me reçipeta gri dhe geta me detaje të argjendta, duke treguar barkun e sheshtë dhe duke mohuar në njëfarë forme thashethemet për një fëmijë në pritje.
Jenner ka zgjedhur të fokusohet tek karriera, duke promovuar koleksionin e krijuar së bashku me stilisten Grace Ling, ku eleganca dhe feminiteti ndërthuren me elemente të teknologjisë 3D për rroba të gatshme dhe aksesorë unikë.

Ajo theksoi se ky koleksion u dedikohet grave që duan të ndihen seksi për veten e tyre, jo për të tjerët, ndërsa falënderoi fansat për mbështetjen.
Spekulimet për një shtatzëni dhe lidhjen e saj me Chalamet kanë qenë të vazhdueshme, por burime pranë çiftit kanë konfirmuar se nuk ka plane për një fëmijë.

Çifti u pa së fundmi në Budapest, ku aktori po xhiron “Dune: Part Three”, ndërsa Kylie vazhdon angazhimet profesionale dhe vizitat tek partneri i saj.

Me këtë paraqitje sensuale dhe të fuqishme, Jenner ka treguar se është në kulmin e formës fizike dhe e përqendruar tek linjat e saj të modës, duke mbyllur njëherë e mirë spekulimet për një shtatzëni të mundshme.