Ish-prezantuesi i “Sky Sports”, Richard Keys, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Lucie Rose, të shtunën.

66-vjeçari u martua me avokaten 30 vite më të re se ai, në një nga pronat në fshat. “The Sun” shkruan se Rose është shoqja më e mirë e vajzës së Keys, i cili u nda ish-bashkëshortja e tij për të.

“Unë jam një njeri me shumë fat, edhe pse ndihem pak nervoz. Do të nisemi për Kanada për muajin tonë të mjaltit, i cili është pak më ndryshe. Pastaj do të rikthehemi në punë që të dy në gusht, fillon sezoni futbollistik për mua”, ka thënë 66-vjeçari pak para dasme për “The Sun”.

Ndërkohë një burim ka thënë për “The Sun”: “Richard dhe 35-vjeçarja u përpoqën që t’a mbanin dasmën sa më private, prandaj vendosën që t’a bënin në atë pronë të tyre”.