Ilir Vrenzoi pasi la shtëpinë e “Big Brother Vip”, ka folur në studion e “Shqipëria Live”.

Ai u shpreh se e la lojën në mes për shkak të shqetësimeve shëndetësore, por pranoi se do e vuajë dhe do pendohet. ai tha se banorët e kanë dashur dhe e kanë mirëpritur.

“Jam i lodhur. Kam probleme nga pesha… nuk e mbaj mend njëherë çfarë dite është. Ora sa është? Më në fund e di sa është ora. Nuk jam ndjerë mirë, sepse kam dhe këmbët të enjtura, me dhimbje. Nuk e përballoja dot më, më rëndoi akuzariumi. Kisha hallin e shëndetit. Banorët qanë të gjithë sepse më kanë dashur. Stenaldo po qante më shumë se unë. Më kanë dashur të gjithë. Por do e vuaj largimin”- tha ai.