Këngëtarja kontroverse, Lady Gaga ka surprizuar sërish. Këtë radhë jo me një paruke apo me një fustan ekstravagant (që në fund të fundit mund të hiqet), por me një model të ri flokësh, shumë të guximshëm, në të cilin ka rruar pjesën e pasme të kokës.
26-vjeçarja i ka postuar fotot me modelin e ri të flokëve në Twitter, ku ka shtuar edhe një dedikim: “E bëra për ty Terri”, duke iu referuar mikut të saj fotograf, i cili pak ditë më parë ka humbur nënën e tij.
Këngëtarja amerikane është e njohur për çmenduritë që bën me looku-n e saj si dhe për inkurajimin që u bën vazhdimisht fansave që të jenë vetvetja pavarësisht gjithçkaje, gjë që e bën rigorozisht edhe vetë, duke zënë kështu një pozicion unik në kulturën e muzikës pop.
12 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)