Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, ku foli si një nga finalistët e “Big Brother VIP 4”. Aktori ndau me publikun eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar momentet më të forta, sfidat emocionale dhe mënyrën si kjo përvojë i ka ndikuar në jetën personale dhe profesionale. Ai përmendi edhe marrëdhëniet që ka krijuar gjatë spektaklit dhe reflektimet që ka bërë pas daljes.
Në pjesën tjetër të intervistës, Laerti rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e tij pas përfundimit të BBV4. Ai u shpreh se ka marrë shumë dashuri nga publiku dhe se po eksploron projekte të reja artistike. Aktori theksoi rëndësinë e qëndrimit të sinqertë me veten gjatë spektaklit dhe si kjo e ka ndihmuar të fitojë respektin e publikut.
Ndër të tjera, ai foli për planet e tij të ardhshme dhe dëshirën për të sjellë diçka ndryshe në skenën shqiptare. Laert Vasili, pas daljes nga BBV dhe për zhvillimin e profesionit të tij pas kësaj eksperience në teatër, u shpreh:
Javën e kaluar kishim një shfaqje në Teatrin Eksperimental dhe është mbushur salla plot. Sinqerisht është hera e parë, ose nga rastet e rralla në histori, që publiku i televizionit vjen në teatër. Se zakonisht ndodh që publiku i teatrit shkon në televizion. Big-u ka shërbyer jashtëzakonisht për të sjellë publik.



