Banorët e “Big Brother VIP 4” janë angazhuar të gjithë për të bërë spektaklin e ndërrimit të viteve. Secili prej tyre ka një rol dhe herë pas here bëjnë prova të gjithë së bashku.
Por Livia sot gjatë një bisede me Aldon ka kujtuar edhe ‘dasmat’ që bëhen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Teksa Aldo pyeti “do na martojnë me zor?”, ajo u përgjigj se “edhe dasma është si teatër”.
Ndërkohë Aldo shton se “nëse është dikush për dasmë këtu, është Laerti dhe Valbona”.
Pjesë nga biseda:
Livia: “Big Brother” cakton ditën e dasmës dhe duhet të bëhet shfaqja e dasmës, ku secili pastaj zgjedh rolin
Aldo: Do na martojnë me zor domethënë?
Livia: Po se është edhe ai… teatër po themi. Kështu që po, do na martojnë me zor, ato që martohen. Kemi dasmë
Aldo: Nëse dikush është për dasmë këtu, është Laerti dhe Valbonën, ju po i kaloni të gjitha etapat






