E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në pjesën e parë ka qenë aktivistja, Ina Majko për të diskutuar në lidhje me rastin e vajzës 13-vjeçare, Adelajda Jonuzi ku muajin e kaluar Prokuroria e Korçës përfundoi hetimet dhe çoi për gjykim dosjen e 21-vjeçarit Dritson Kurti për akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Përveç kësaj në studio u diskutua edhe për “Big Brother VIP” ku Ina Majko dha mendimin e saj në lidhje me Vserlo, Aldon, Eglin dhe Laertin.

Mua Vserlo më pëlqen, është personazh. Është njeriu më i dashur, ka një lloj energjie. Është shumë i ndjeshëm, mua më pëlqen loja e tij, ai u fut me një strategji, ku tha  unë do t’i bie më të fortit. 

Ina tregoi më shumë edhe për mendimin e saj për Laertin ku u shpreh se:

Nuk e di por unë, mami dhe babi dhe kam përshtypje e gjithë Delvina bën tifo për Laertin sepse është “Qytetar Nderi”. 

A mendon Ina se Laerti është flirtues?

Unë di të them diçka, Laerti ka ‘sex appeal’. 

Më tej ajo shtoi se:

Laerti i ka të gjitha tiparet, se po flasim sikur unë jam e dashuruar me të por ai i ka të gjitha tiparet. Në radhë të parë ai është i pashëm, edhe për 50 vjeç është i mbajtur. E dyta, ke çfarë muhabeti të bësh, të flet, të mban me muhabet. Çfarë duam ne gocat?