I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Meridian Ramçaj. Ai ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother BIP 4”, si dhe situatat e ndodhura në shtëpi…

Si e pe debatin mes Gjestin dhe Laertit, ku ky i fundit i përmendi atij se është i pashkolluar?

Unë personalisht, do ta quaja ndjesi inferioriteti që ka Laerti ndaj lojës që bën Gjesti. Nëse do isha në vend të Gjestit, unë Laertit do i thoja: “Ne bashkë do matemi dhe do diskutojmë kur unë të jem në moshën tënde.” Se ka pothuajse dyfishin e moshës së tij. Atëherë mbase mund të ketë njohurinë e duhur për të diskutuar aty ku do ai. Unë e shikoj në lojë, se çfarë ka bërë Laerti e çfarë ka bërë Gjesti. I bëj thirrje të gjithë njerëzve që ne lojtarët duhet t’i gjykojmë në bazë të lojës që kanë bërë brenda dhe jo çfarë kanë bërë jashtë. Të gjithë fokusin, të gjithë energjinë, banorët e harxhojnë për të qenë pjesë e asaj loje dhe për të ecur sa më shumë. Për sa kohë që ajo lojë nuk ka rregulla të caktuara që ti duhet të vlerësohesh për disa gjëra, vlerësoji njerëzit për lojën që kanë bërë brenda shtëpisë. Unë mendoj që Gjesti ka treguar që është me të vërtetë i pashkolluar, por është ai djali që ka bullizuar apo ofenduar pothuajse në minimum. Unë e sfidoj Laertin, duke qenë se thotë se ky djali është pa shkollë ai është me shkollë, i them hajde ulemi e shikojmë se sa ky djali pa shkollë ka ofenduar e bullizuar, e Laerti që ka aq vite shkollë sa ka Gjesti vite, të ofendojë e të bullizojë aq sa ka bërë Laerti në atë shtëpi, për mua është e tepërt për një njeri që e quan veten shumë të suksesshëm.

Laerti po ashtu tha që edhe pse Gjesti është kantautor nuk ka krijuar diçka brenda asaj shtëpie, ndërkohë që as ai vetë nuk ka risjellë ndonjë vepër artistike…

As unë nuk e kam parë, aty kanë qenë mundësitë në fakt. Laertit i është dhënë disa herë mundësia për të treguar aftësitë e tij, se sa di të interpretojë dhe ai ka humbur. E pamë edhe te teksti i reklamës që u bë, që nuk arriti të nxirrte diçka. Pra ti sa kreativ je? Sepse je në habitatin tënd, je aktor, di të interpretosh, di të shkruash dy fjalë, atëherë tregoje ti se sa i aftë je t’i bësh këto! /TAR/