Laerti ka biseduar me Valbonën për marrëdhënien e tij me Rozanën e cila mesa duket është ftohur pasi banorja qau për Gjestin.

Laerti:

Nuk jam takuar jashtë me Rozanën thjesht e kam marrë në telefon.

Valbona:

Ti ia mban më shumë ison asaj.

Laerti:

Ku ia kam mbajtur?

Valbona:

Është mendimi im.

Laerti:

Bazoje diku mendimin.

Valbona:

Është futur tek unë, çfarë nuk ka thënë për marrëdhënien tonë që në ditët e para.

Laerti:

Kur pash që përqafoi Gjestin, më tha boll kam hallet e mia dhe këtej bën të kundërtën. Në rregull, bëj çfarë të duash.

Valbona:

Mundesh ta mbash larg Rozanën?

Laerti:

Atë kam bërë. Nise të flasësh me intriga? Më kërkon një gjë që e kam bërë. Rozanën nuk e kam mbajtur unë në gjërat e mia. Fakti që ka ardhur e ka folur është tjetër gjë.